Aksident në aksin Shkodër-Kryebushat, makina përplas motomjetin, plagoset 58-vjeçari

Shkodra

Aksident në aksin Shkodër-Kryebushat, makina përplas motomjetin, plagoset 58-vjeçari

Më: 8 mars 2024 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 22:05, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat.

Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin E. D., 37 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K., 58 vjeç.

Mësohet se si pasojë është dëmtuar lehtë 58-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 37 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K., 58 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 58-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat