Vodhi automjetin dhe një çantë me sende personale, pranga 38-vjeçarit në Shkodër

Shkodra

Vodhi automjetin dhe një çantë me sende personale, pranga 38-vjeçarit në Shkodër

Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër. Gledis Tuzi vodhi pasditen e së hënës një automjet tip “Golf 4”, në pronësi të një 20-vjeçari.

Gjithashtu, ai vodhi një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Tuzi akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat