Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër. Gledis Tuzi vodhi pasditen e së hënës një automjet tip “Golf 4”, në pronësi të një 20-vjeçari.
Gjithashtu, ai vodhi një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Tuzi akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.