Atentati në Shkodër/ Derdhën mbi 100 plumba në drejtim të Gjergj Ndershtiqaj dhe Gjon Lekës, policia ende në kërkim të autorëve

Shkodra

Atentati në Shkodër/ Derdhën mbi 100 plumba në drejtim të Gjergj Ndershtiqaj dhe Gjon Lekës, policia ende në kërkim të autorëve

Më: 13 mars 2024 Në ora: 08:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbi 100 plumba janë gjuajtur në drejtim të Gjergj Ndershtiqaj dhe Gjon Leka, në atentatin e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Fshatin Hot i Ri në Shkodër.

Policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorët pasi kanë qenë të pajisur me maska. 3 kallashnikov ka zbuluar policia e Shkodrës në makinën e djegur të autorëve, ku dyshohet se vetëm 2 prej tyre janë përdorur.

Të plagosurit kanë shpëtuar për mrekulli ndërsa një i 3 që ka qenë në makine me ta nuk ka marrë plagë. Të dëmtuarit janë shprehur pasi janë marrë në pyetje se nuk kanë arritur që të shohin se kush ishin autorët.

“Sapo zbritëm nga makina dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar qëndruam pas makinës”- thanë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat