Ecte me automjet të blinduar pa e regjistruar, Policia e Shkodrës i bllokon makinën Safet Bajrit

Shkodra

Ecte me automjet të blinduar pa e regjistruar, Policia e Shkodrës i bllokon makinën Safet Bajrit

Më: 15 mars 2024 Në ora: 21:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Shkodrës sqaroi me anë të njoftimi se ka shoqëruar në komisariat një automjet të blinduar në pronësi të Safet Bajrit, një emër i njohur për policinë në qytetin verior.

Automjeti rezulton i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent dhe për këtë arsye është bllokuar.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.  Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.  Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat