Ndonëse jemi në javën e fundit të muajit Mars, dëbora është rikthyer sërish në zonat malore të Shkodrës.
Këtë të Hënë, në Qafë Thore në Theth, në Vermosh e Lepushë të Malesisë së Madhe, ka disa centimetër dëborë.
Prani të dëborës ka edhe në rrugët Bogë- Theth dhe Tamarë- Vermosh.
Ku po punohet për mbajtjen hapur të tyre.