Shkodër, një tjetër polic në shënjestër/ Delia: Sulmet ndaj efektivëve, mesazhe kërcënuese

Shkodra

Shkodër, një tjetër polic në shënjestër/ Delia: Sulmet ndaj efektivëve, mesazhe kërcënuese

Më: 25 mars 2024 Në ora: 18:59
Etleva Delia

Një tjetër efektiv policie është dhunuar në Shkodër. Admir Okaj, u godit me sende të forta në kokë nga 47-vjeçari Ormir Gucia.

Vetëm disa ditë më parë, policit Gjergj Ndërqishtaj iu bë atentat për shkak të detyrës. Organizatat kriminale në Shkodër tashmë kanë vënë në shënjestër policinë.

Gazetarja e “ABC News” Etleva Delia në një intervistë në “Tirana Live” u shpreh se tashmë policia po guxon në shumë ndaj organizatave kriminale në Shkodër dhe kjo ka bërë që të ndjehen të rrezikuar dhe në njëfarë mënyre të kenë këtë qasje ndaj policisë.

“Është përjashtuar deri tani detyra, por përmasat mund të jenë të tilla derisa të verifikohet. Në Shkodër ka marrë një hov krimi, duke shenjëstruar policinë e Shkodrës. Vitin e kaluar u sulmua një efektiv policie më tritol. Më pas u zbulua përfshirja e tij. Por gjatë 2022 kishte disa raste që jepnin mesazhe kërcënuese. Ndërsa ky vit ngjarja në Grudë të re ishte për të eliminuar efektivin Ndërshtiqaj. Duke qenë se kanë marrë hov, tani e quajnë si kërcënim që dikush nga policia po i kontrollon qoftë për verifikim dokumentesh. Pra duket sikur edhe policia po guxon më shumë dhe kjo nuk pritet mirë. Uroj që kjo qasje që policia ka ndaj këtyre personave të jetë serioze”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat