Është arrestuar 65-vjeçari Vlash Jakaj pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
65-vjeçari duke pastruar armën e gjahut ka vrarë aksidentalisht nipin e tij të mitur. Ngjarje kjo e ndodhur në 09.08.2022.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Në zbatim të planit të masave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin Vlash Jakaj, 65 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Ky shtetas, më datë 09.08.2022, duke pastruar armën e gjahut, ka vrarë aksidentalisht nipin e tij të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.