Makina e policisë kalon mbi ndarësen e rrugës dhe përplaset me një automjet, shkak dyshohet…

Shkodra

Makina e policisë kalon mbi ndarësen e rrugës dhe përplaset me një automjet, shkak dyshohet…

Më: 8 prill 2024 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në qendër të qytetit të Shkodrës.

Shkak është bërë një automjet i policisë bashkiake i cili dyshohet se ka dalë nga korsia, duke kaluar mbi ndarësen e rrugës dhe është përplasur me një automjet tip Golf.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një çrregullim ne sistemin elektrik të automjetit të bashkisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat