E rëndë në Shkodër! Shkrumbohet nga flakët një shtëpi, humb jetën 52-vjeçari, bashkëshortja e tij…

Shkodra

E rëndë në Shkodër! Shkrumbohet nga flakët një shtëpi, humb jetën 52-vjeçari, bashkëshortja e tij…

Më: 14 prill 2024 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një shtëpi është shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 në lagjen “Zogaj”, ku dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesë. Pronari i shtëpisë J.Ç 52 vjeç nuk ka arritur të dilte në kohë nga banesa, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Bashkëshortja e tij arriti të dilte nga banesa duke shpëtuar pa asnjë dëmtim nga zjarri.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat