Treni i festës erdhi për të gjashtin vit me radhë në Shkodër.
Të rinj e të reja të veshur me stilin e viteve 40-50 udhëtuan nga qytete të ndryshme të Shqipërisë për t’iu bashkuar festës së madhe të Jazzit, në rrugicat muzeale të Shkodrës. Mes tyre, edhe shumë të huaj.
“Fantastike! Ishte e ngadaltë por shumë e bukur përmes fshatrave duke shijuar takimet me njerëzit, pamjet çdo gjë. Po e shijojmë jashtëzakonisht shumë. Me pëlqen shume veshja sepse të gjithë i janë përshtatur festës”, tha një turiste.
Festa e “Swing Marathon” vazhdoi në teatrin “Migjeni” me një koncert artistik dhe më pas sërish deri në orët e para të mëngjesit në rrugët e qytetit.