Muzika e lartë e lokaleve të natës, anulohet mesha e Pashkëve Ortodokse në Shkodër

Shkodra

Muzika e lartë e lokaleve të natës, anulohet mesha e Pashkëve Ortodokse në Shkodër

Më: 5 maj 2024 Në ora: 00:02
At Nikolla Petani

Mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse në Shkodër është anuluar mbrëmjen e sotme.

Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarit At Nikolla Petani, të ndërpresë meshën.

Në fund ai së bashku me besimtarët ortodoksë, kanë vendosur të anulojnë meshën.

Në kishë, ka qenë e pamundur të dëgjohej fjala e famullitarit dhe mesazhi i festës për shkak të muzikës së lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat