Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër.
Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat e lumit Buna.
Lidhur me rastin tragjik detaje ka dhënë gazetari i Klan TV, Martin Marku.
Marku tha se deri tek akti i rëndë erdhi për shkak të konfliktit dhe lidhjes Jashtëmartesore që kishte burri i viktimës.
“Me sa duket e gjitha kjo ka çuar deri tek ky akt ekstrem duhet thënë të vetëflijimit apo vetëvrasjes apo vetëmbytjes nëse mund ta themi kështu të 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të saj”, tha Marku.
Trupat e pajetë të dy fëmijëve janë gjetur dje përkatësisht sot, derisa ende janë në kërkim trupat e nënës dhe fëmijes tjetër që dyshohet se mund të kenë vdekur.