Tragjedia në Shkodër, Drejtoria e Burgjeve i jep leje Erdgys Arrazit të shkojë në varrimin e 2 fëmijëve

Shkodra

Tragjedia në Shkodër, Drejtoria e Burgjeve i jep leje Erdgys Arrazit të shkojë në varrimin e 2 fëmijëve

Më: 8 maj 2024 Në ora: 10:36
Drejtoria e Burgjeve i jep leje Erdgys Arrazit të shkojë në varrimin e 2 fëmijëve

Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit i është dhënë leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare, trupi i së cilës u gjet ditë më parë.

Arrazit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk i është miratuar ende leja nga ana e Prokurorisë për të marrë pjesë në varrimin e të miturve të ndjerë, vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar.

Ditën e djeshme, Erdgys Arrazi u la në burg nga gjykata e Shkodrës.

Ndërsa ai vetë deklaroi se ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat