Turizmi rriti çmimet në Shkodër, shtrenjtohen shtëpitë me qira dhe për blerje, ja sa shkojnë çmimet

Shkodra

Turizmi rriti çmimet në Shkodër, shtrenjtohen shtëpitë me qira dhe për blerje, ja sa shkojnë çmimet

Më: 11 maj 2024 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Numri i lartë i turistëve dhe kërkesat në rritje për shtëpi me qira ditore, Airbnb, ka ndikuar në çmimin e banesave me qira në Shkodër.

Nëse gjatë muajve të dimrit, një shtëpi për një muaj në qendër të qytetit kushtonte nga 25 – 30.000 lekë të reja, sot, tarifat janë 500-700 euro.

Rritje kanë pësuar edhe çmimet e banesave për shitje. Të huajt po kërkojnë të blejnë në Shkodër ndërsa gjatë viteve të fundit, janë shkodranet që banojnë në Tiranë qe duan një shtëpi edhe në qytetin e tyre të lindjes.

Për qytetarët e thjeshtë, rritja e çmimeve po krijon probleme. Në muajin Maj, vetëm në qytetin e Shkodrës dhe në Shirokë – Zogaj, rezultojnë rreth 500 shtëpi të lëshuara me qira ditore për turistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat