Moti me diell i vuri në lëvizje shkupjanët, shumë qytetarë nisën vitin me shëtitje

Shkupi

Moti me diell i vuri në lëvizje shkupjanët, shumë qytetarë nisën vitin me shëtitje

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Viti i ri 2021 filloi shkëlqyeshëm, natyrisht, për shkak të motit të bukur dhe të ngrohtë. Sipas pamjes së sheshit të qytetit, në kryeqytet, shumë qytetarë vendosën ta fillojnë vitin me një shëtitje.

“Ne e pritëm në shtëpi pa ndonjë ceremoni të veçantë, sepse të tilla ishin rekomandimet e Qeverisë për të mbrojtur veten nga pandemia, dhe sepse kjo është mënyra më e këndshme për ne”.

“Në shtëpi, vetëm, sepse fëmijët nuk janë këtu, si dhe për shëndetin. Është e qartë, pse. “

„Në shtëpi, bukur. Me familjen më të afërt dhe kështu me radhë”.

Urimet dhe pritjet për vitin e ardhshëm janë shumë të ndryshme nga çdo Vit i Ri deri më tani. Qytetarët me të cilët biseduam duket sikur se kishin vetëm një dëshirë.

“Shpresoj që pandemia të marrë fund dhe të gjithë të jemi në gjendje t’i kthehemi sfidave tona normale të jetës, të mund të jemi së bashku dhe të jetojmë si më parë”.

“Si e gjithë bota, së pari të ndalet pandemia, dhe pastaj lufta me ekonominë dhe gjërat e tjera që nënkuptojnë, le të themi, një jetë normale”.

“Këtë vit të jemi gjallë dhe me shëndet së pari, le të kalojë epidemia, atëherë do të shohim diçka tjetër. Diçka më shumë do të mund të bëhet”.

“Dëshirat e mia – koronavirusi të kalojë, shëndet për të gjithë e kështu me radhë”.

Moti me diell dhe trafiku i reduktuar ndoshta kanë kontribuar në fillimin e vitit me ajër më të pastër – një hap drejt arritjes së dëshirës së vetme të qytetarëve – shëndet të mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat