Shkup: MPB-ja vazhdon gjobat ndaj shoferëve që shkelin rregullat në trafik

Shkupi

Shkup: MPB-ja vazhdon gjobat ndaj shoferëve që shkelin rregullat në trafik

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:08
foto nga vendi ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia gjatë 24 orëve të fundit ka sanksionuar gjithsej 299 shoferë në rrethin e Shkupit.

50 dënime janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë, 43 gjoba për vozitje pa leje, 12 për makina të paregjistruara ose teknikisht të parregullta.

MPB njofton se për përdorim të celularit gjatë vozitjes janë shqiptuar 21 gjoba.

Ndersa 14 për mos-përdorim të rripit të sigurisë dhe 69 sanksione janë shqiptuar për parkim të parregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat