Bën orë shtesë që t’u mësojë nxënësve këngë shqipe, mësuesi në Shkup: Është sfiduese, por po ja dalim

Shkupi

Bën orë shtesë që t’u mësojë nxënësve këngë shqipe, mësuesi në Shkup: Është sfiduese, por po ja dalim

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:09
Klasa e Osmanit

Pavarësisht përmbajtjes së teksteve shkollore, Osmani bën edhe orë shtesë me nxënësit e tij, për t’ju mësuar këngë shqipe. Sipas tij, përmbajtja e teksteve është e deformuar dhe tekstet shkollore kanë literaturë me informacione vetëm për kulturën skllave.

Ndërkohë videot e tij duke kënduar këngë shqipe në klasë janë bërë virale dhe shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

E për të folur për këtë ka qenë i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi edhe pse një gjë e tillë është “sfiduese, po ja dalim mbanë”.

“Është sfiduese, ne po mundohemi që ti kalisim gjeneratat e reja me frymë kombëtare. Por pa ja dalim mbanë. Unë jam edukuar nga prind mësimdhënës dhe i dimë peripecitë që ne kemi kaluar”, tha mësuesi.

Ramadani shtoi se nxënësit janë jashtëzakonisht të interesuar. “Po mundohemi që ti mbajmë gjallë në frymën kombëtare. Nxënësit janë gjithmonë në gatishmëri për diçka të mirë, e kur është puna për artin ata janë në resht të parë. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, bën që gjenerata do të harrojë historinë e vendit. Pa njohur veten nuk mund të njohim kultura të tjera”, vijoi Osmani.

I pyetur se a e priste që videot e tij do të priteshin kaq mirë dhe do të kishte reagime kaq të bukura, ai tha “jo”.

“Kam një kolege andej kufirit, është nga Korça, kemi bashkuar kokat në këtë rrugëtim. Është e jashtëzakonshme kur shikon se diçka e jotja po bëhet virale. Video për këngën e Luigj Gurakuqin është bërë në prova dhe nga entuziasti i realizimit të asaj kënge, e publikova në rrjetet sociale. Pas publikimit kam rënë në gjumë dhe kur u zgjova pashë se ishte masakruar celulari prej mesazheve. Në videot e tjera apo ajo e para, ka komente shumë të mira. Disa i lexoj, por jo të gjithë, por jam shumë falënderues për gjithë ata që i kanë shpërndarë dhe komentuar”, përfundoi mësuesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat