Gjobiten 91 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 91 shoferë në Shkup

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:11
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e kontrolluara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 91 masa prej të cilave 30 janë për tejkalim të shpejtësisë, gjashtë për vozitje pa leje dhe dy për automjete të paregjistruara”, thonë nga policia.

Po ashtu janë shqiptuar edhe dy dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 31 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat