Shilegov: Në këto zgjedhje shkupjanët do të zgjedhin nëse duan vazhdimësi në zhvillim

Shkupi

Shilegov: Në këto zgjedhje shkupjanët do të zgjedhin nëse duan vazhdimësi në zhvillim

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 23:58
Petre Shilegov

Kandidati për Bashkinë e Shkupit nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov sot hapi shtabin kryesor në Shkup në rrugën “Maqedonia”.

Ai tha se në këtë vend do të ofrohet programi zgjedhor për Shkupin për secilin qytetar që dëshiron të dijë se çfarë do të realizohet në katër vitet e ardhshme dhe çfarë është realizuar në katër vitet paraprake.

“Nuk janë vetëm zgjedhje kush do të jetë kryetar Bashke, këto janë zgjedhje nëse shkupjanët e duan qytetin e tyre dhe vazhdimësinë e zhvillin ose duan që qyteti sërish të kthehet pas”, tha Shilegov.

Shilegov u shpreh se shkupjanët do të zgjedhin qytetin që ecën para.

“E rëndësishme që në këto zgjedhje të hymë në çdo shtëpi, të bisedojmë me qytetarët tanë dhe të shohin se çfarë dëshirojnë. Unë jam i bindur se shkupjanët në vend se të shkojmë prapa, do të zgjedhin të vazhdojmë para me hapa të sigurt”, tha Shilegov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat