​Alarmi për bombë në Shkup doli të jetë i rrejshëm

Shkupi

​Alarmi për bombë në Shkup doli të jetë i rrejshëm

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore ka informuar se pas alarmit për bombë në qendër të Shkupit, ka konstatuar se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm. 

Ajo ka kryer të gjitha kontrollet dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për jetën e qytetarëve.

Ndërkohë, sipas MPB-së, po merren të gjitha masat për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacion të rrejshëm dhe që ka shkaktuar panik te qytetarët.

Si pasojë e alarmit për bombë, një pjesë e rrugëve në qendër të Shkupit ishte bllokuar për qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat