Gjobiten 253 shoferë në Shkup

Shkupi

Gjobiten 253 shoferë në Shkup

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Shkup ka shqiptuar 253 gjoba, dhe atë: 45 për tejkalim të shpejtësisë, 45 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për vozitësit fillestar, 14 për makina të parregullta dhe të paregjistruara.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 49 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Janë shqiptuar edhe 7 gjoba për këmbësorët, gjithashtu 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 10 për kalim në të kuqe në semaforë.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në dittë në vijim, andaj edhe apelojnë për respektim të rregullave të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat