Prej sot qytetarët në Shkup do të paguajnë më shtrenjta për ngrohjen

Shkupi

Prej sot qytetarët në Shkup do të paguajnë më shtrenjta për ngrohjen

Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:18
Ilustrim

Prej sot qytetarët në Shkup do të paguajnë më shtrenjta për ngrohjen, pasi që prej sot çmimi është rritur për 14,05 për qind për të gjithë konsumatorët.

Tri kompanitë që furnizojnë qytetarët – Balkan Energy Group (BEG), ESM Energjetika dhe Shkupi Veri nga 1 janari faturojnë me çmimet e reja, që u vendosën edhe nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski tha se kriter bazë për formimin e çmimit të ngrohjes qendrore është çmimi i gazit natyror, i cili vitin e kaluar mesatarisht ka qenë rreth 240 dollarë për metër kub normal, ndërsa sivjet është ofruar çmimi prej 1480 dollarë.

Ai ka theksuar se zakonisht BEG ka dhënë dy milionë euro në janar për furnizim me gaz, ndërsa këtë vit do të duhet të japë 13.8 milionë euro. Diferencën në çmim, siç tha ai, do ta plotësojnë Qeveria dhe komunat e Qytetit të Shkupit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat