Aksident në Shkup, humb jetën një person

Shkupi

Aksident në Shkup, humb jetën një person

Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Një qytetar i Shkupit ka humbur jetën në një aksident automobilisti.

Që ka ndodhur në lagjen Butel.

“Me datë 12.01.2022 në ora 11:50 është raportuar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski” ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet kamionit “Iveco”, i drejtuar nga S.S. (37) nga Shkupi dhe veturës “Opel Vectra”, i drejtuar nga A.M. (64) nga Shkupi, të dyja me targa të Shkupit.

Në vendin e aksidentit autoambulanca ka konstatuar vdekjen e shoferit A.M. Në vendin e ngjarjes është bërë inspektim nga SPB Shkup”, njoftojnë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat