Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për personin që kërcënoi ambasadoren britanike në Shkup

Shkupi

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për personin që kërcënoi ambasadoren britanike në Shkup

Më: 26 prill 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër 55-vjeçarit, banor nga fshati Mesheishtë, komuna e Debrcës, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë.

I dyshuari më 14 prill, ka telefonuar në numrin zyrtar të Ambasadës Britanike në Shkup, ku ka lënë një mesazh kërcënues:

“Ambasadori britanik në Shkup do të sulmohet me armë zjarri. Unë nuk e raportoj këtë në policinë maqedonase, sepse ata nuk do ta marrin seriozisht kërcënimin.

Pas kësaj, telefonata u ndërpre, por mesazhi u ruajt në sistem. Me këtë i dyshuari ka rrezikuar sigurinë e ambasadorit britanik në Shkup”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Meqenëse ekziston rrezik për arratisje të të dyshuarit, veçanërisht nëse merret parasysh lloji dhe karakteri i veprës penale dhe pasojat e tij, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale në Shkupi për caktimin e masës së paraburgimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat