Një fëmijë mori lëndime trupore në një kopsht privat në Shkup

Shkupi

Një fëmijë mori lëndime trupore në një kopsht privat në Shkup

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Para disa ditësh është lënduar një fëmijë që ishte regjistruar në një kopsht privat në Shkup, por prindërit nuk janë njoftuar për këtë.

Prindërit pasi kanë vërejtur njolla lëndimi në trupin e fëmijës, e kanë paraqitur rastin në polici.

“Me datë 06.08.2022 në ora 21:50 në Stacionin Policor Karposh, RT (38) nga Shkupi ka raportuar se me datë 03.08.2022 rreth orës 17:00 pasi ka marrë fëmijën e tij nga kopshti privat në Bulevardin “Ilinden”, ai vuri re se me fëmijën diçka nuk shkonte. Sipas njoftimit, ai ka kontaktuar me kopshtin dhe është informuar se një nga punonjëset ka pasur marramendje dhe është rrëzuar teksa mbante fëmijën, për çka e kanë njoftuar edhe drejtuesin e institucionit, por jo prindërit. Në një spital privat në Shkup fëmija është konstatuar me lëndime të rënda trupore”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Nga aty thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat