Arrestohet i riu nga Shkupi që transportonte ilegalisht emigrantë nga Kongo dhe Siria

Shkupi

Arrestohet i riu nga Shkupi që transportonte ilegalisht emigrantë nga Kongo dhe Siria

Më: 20 mars 2023 Në ora: 15:24
Policia

Nëpunës policor nga SPB Veles sot në udhëkryqin në fshatin Vodovrati të Komunës Gradsko kanë arrestuar R.M (21) nga Shkupi.

 Pasi me veturën “Audi“ me targa bullgare transportonte 10 emigrantë (gjashtë nga Siria dhe katër nga Kongo).

“Gjegjësisht, rreth orës 08:00 në magjistralen Negotinë-Veles, R.M. ai nuk është ndalur pasi i është dhënë shenjë nga nëpunës policor, por më pas në udhëkryqin Gradsko vetura është vërejt në rrugën rajonale, ku është ndalur në udhëkryqin afër fshatit Vodovrati, ndërsa personi është arrestuar”.

“R.M është mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën transitore të pranimit. Për rastin është njoftuar Prokurori publik dhe pas dokumentimit do të ngritët kallëzim përkatës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat