Aksion policor në Shkup: Konfiskohen 150 kilogramë drogë narkotike, kap vlerën prej 400.000 euro

Shkupi

Aksion policor në Shkup: Konfiskohen 150 kilogramë drogë narkotike, kap vlerën prej 400.000 euro

Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Policia bëri të ditur se është konfiskuar 150 kilogramë drogë narkotike marihuanë me vlerë prej rreth 400.000 eurove.

Gjatë aksionit policor janë arrestuar 4 persona, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Skupi” ku janë ndaluar tre automjete me tabela të Shkupit.

“Janë ndaluar tre automjete me tabela të Shkupit edhe atë Ford Galaxy e drejtuar nga B.Z (44), i cili ka pasur rolin e ‘pastrusit’, Peugeot Expert, e drejtuar nga R.Z (49) ku bashkëudhëtare ka qenë bashkëshortja e tij Xh.Z (45), ndërsa automjeti BMW është drejtuar nga djali i tij, I.Z (19) të gjithë nga Shkupi”, sqarojnë nga policia.

Gjatë kontrollit janë gjetur 13 paketa në të cilat ka pasur 102 paketime me marihuanë, kurse pas sigurimit të urdhrave për kontroll në shtëpi dhe hapësira të tjera nga gjykatësi në procedurë paraprake, janë kontrolluar tre lokacione në Gjorçe Petrov nga ku janë gjetur edhe 32 paketime me marihuanë, vagë e madhe digjitale, makinë për paketim, dy pasaporta të Rumanisë dhe katër plumba të kalibrit 9mm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat