Arrestohet një 50-vjeçar në Shkup, kërkohej me urdhër arrest qendror

Shkupi

Arrestohet një 50-vjeçar në Shkup, kërkohej me urdhër arrest qendror

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

MPB njofton se sot kanë ndaluar një 50-vjeçar, i cili kërkohej me urdhërarrest qendror për vuajtjen e dënimit me burg.

“Sot (01.06.2023) në ora 14:40 në rrugën “Mendeleva” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për bastisje në kuadër të SPB Shkup dhe nga Sektori për çështje kriminale në DPB Gazi Baba kanë ndaluar N.V.(50) nga Shkupi.

Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej një viti e gjashtë muaj për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Personi do të dorëzohet në burgun kompetent për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat