Qytetarët në Shkup ankohen për mungesën e hapësirës për parkim në QKU “Nënë Tereza”

Shkupi

Qytetarët në Shkup ankohen për mungesën e hapësirës për parkim në QKU “Nënë Tereza”

Më: 15 janar 2024 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

“Duhet të jesh me fat për të gjetur një vend për parkim në QKU “Nënë Tereza” në Shkup, kështu thonë qytetarët, të cilët shtojnë se presin nga gjysmë ore për tu parkuar e ndonjëherë humbin edhe termine”, raporton Almedina Ismajli, gazetare.

Për shkak të mungesës së hapësirës për parkim disa qytetarë presin në makinë, derisa familjarët kryejnë punë në klinikë. I tillë është edhe ky rast.

“Problem është, unë po pres që 20 minuta, parkingu është shumë i ngushtë dhe ka pacientë që vijnë nga qytete tjera për terapi, nuk ka shumë hapësirë të madhe.

E për këtë arsye ju po prisni në veturë?

“Po pres në veturë që nëse vjen dikush të ia liroj vendin që të ec, prandaj rri këtu sepse nëse nuk rri e bllokoj gjithë rrugën”

“Për parkim… nëse pres 15 minuta do të isha i kënaqur, çfarë të them, ndonjëherë edhe nga një orë kërkojmë”

Sa kohë iu deshtë të gjeni parking?

 

“Po nuk e di një gjysmë ore u sollëm rreth e qark, çdo ditë është njëjtë, nuk besoj se do të ndryshohet diçka”

Kur e mori detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, një nga premtimet primare të Fatmir Mexhitit ishte rregullimi i kaosit që bëhen në oborrin e Qendrës Klinike, por siç u pa tollovia dhe pritjet po vazhdojnë. I pyetur nga TV21, Mexhiti thotë se nesër pritet të kalojë në Qeveri informacioni për ndërtimin e dy garazheve në kate.

“Bëhet fjalë për dy garazhe, njëra është te Gjinekologjia e vjetër te hyrja kryesore edhe tjetra do të jetë te heliodromi diku. Për numrin e saktë nuk e di të them sa vende, sepse fizibiliteti ka pasur disa lëshime, janë eliminuar defektet dhe nesër do t’i kem dokumentet dhe do ta di saktë për sa vende për parkim bëhet fjalë. Nëse kalon informacioni në qeveri për sa kohë më pas do të ndërtohet?

Duhet të respektojmë të gjitha procedurat ligjore por mendoj se për një kohë të shkurt bëhet, shpejt do të mbaroj sepse është montazh nuk është ndërtim i fortë”, deklaroi Fatmir Mexhiti,ministër i Shëndetësisë.

Mexhiti sikurse edhe paraardhësit e tij është pro idesë për një Qendër të re Klinike universitare. Përveç kësaj ai thotë se ka paraparë edhe ndërtimin e disa qendrave shtesë nëpër qytete tjera që do të lidhen me atë qendrore të Shkupit. Sipas tij kjo do të mbyllte gjitha problemet e sistemit shëndetësor në vend, por nuk dihet se kur do të nisë e kur mund të përfundojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat