Ndalohet një 55-vjeçar në Shkup, kapet duke vjedhur

Shkupi

Ndalohet një 55-vjeçar në Shkup, kapet duke vjedhur

Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka ndaluar një person i cili është kapur duke vjedhur një celular.

“Më 16.01.2024 në ora 16:30 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, zyrtarë policorë nga Qendra DPB dhe Bit Pazari kanë ndaluar A.B. (55) nga Shkupi.

Teksa hipte në autobus, ai u kap duke i vjedhur celularin një të miture nga Shkupi. Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat