Ndalohet një person nga Shkupi, dyshohet se ka bërë raportim të rrejshëm

Shkupi

Ndalohet një person nga Shkupi, dyshohet se ka bërë raportim të rrejshëm

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se kanë ndaluar një vajzë nga Shkupi pasi ka bërë raportim të rrejshëm.

“Më 19.01.2024 në orën 00.00, zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 18-vjeçaren R.I. nga Shkupi.

Një ditë më parë rreth orës 21:30, ajo kishte raportuar se E.I.(55) nga Tetova e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte mbajti kundër vullnetit të saj në shtëpinë e tij. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, u konstatua se ajo kishte bërë raportim të rrejshëm lidhur ngjarjen dhe më vonë në një bisedë zyrtare ajo pranoi se kishte qëndruar në shtëpi me vullnetin e saj.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 366 paragrafi 1 në lidhje me nenin 140 paragrafi 1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat