Punonjësit e transportit publik në Shkup nga nesër në grevë

Shkupi

Punonjësit e transportit publik në Shkup nga nesër në grevë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Nga dita e hënë qytetit të Shkupit do t’i rikthehet kaosi me transportin publik. Transport publik do të ketë vetëm për personat me nevoja të veçanta dhe 10 autobusë me të cilët NQP-ja ka marrëveshje me shkollat dhe komunat për bartjen e nxënësve. Sindikatat përfaqësuese të Kompanisë së Transportit Publik në stacionit policor “Beko” dorëzuan njoftimin se nga dita e nesërme fillojnë grevën.

“Për momentin këshilli i cili udhëheq protestën ka sjellë vendim se nesër do të dalin vetëm 15 kobë për personat me nevoja të veçanta që i bartin në 24 orë në qytetin e Shkupit, dhe dhjetë autobusë të cilët NQP-ja ka marrëveshje me shkollat dhe komunat për bartjen e nxënësve në territorin ku ato jetojnë dhe mësojnë. Kërkesat tona janë të qarta, kërkojmë që viti 2024 të jetë i qetë dhe të mos ketë ngjarje siç ishin ato më herët në Transportin Publik, pra kërkojmë që të behët pagesa që të mund të punojmë lirshëm, të kemi mjete për naftë dhe ajo që është më e rëndësishme pagë mujore të rregullt për punëtorët”, tha tha Miço Stojanovski- përfaqësues i Sindikatës së NQP-së.

Përfaqësues të sindikatës së NQP-së së bashku me punonjës të ndërmarrjes publike për transport nesër do të qëndrojnë në hyrje të godinës së qytetit të Shkupit për të shprehur revoltën e tyre për mos votim të subvencionimit të buxhetit të NQP-së për vitin 2024.

Ne u kërkojmë shumë falje edhe nxënësve edhe prindërve edhe shkollave por nuk jemi ne fajtor, kur ato nuk mendojnë tre ditë që kërkuam të mbajnë mbledhje, çka jemi ne fajtor, kur ata nuk interesohen për ato nxënës ose për të gjithë ne nuk jemi fajtor. Në qoftë se nesër nuk merret një vendim për subvencionet në vazhdojmë nuk do të punojmë”, theksoi Afrim Muça, përfaqësues i Sindikatës së NQP-së.

E gjithë kjo vjen si pasojë e mos votimit të subvencionimit të NQP-së nga ana e këshilli të qytetit të Shkupit edhe pse ishte kërkuar tre ditë më herët nga ana e sindikatës së NQP-së që në seancë të jashtëzakonshme të votohet subvencionimi i buxhetit për vitin 2024 dhe ishte paralajmërua që në të kundërtën do të fillojnë me greve.

Në ora 11:00 gjatë ditës së nesërme është paraparë që të mbahet seanca e katërt nga ana e këshillit të qytetit të Shkupit lidhur me subvencionimin e NQP-së dhe deri atëherë mbetet të shihet se a do të votohet subvencionimi i NQP-së apo do të vazhdoje greva e tyre edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat