179 shoferë janë sanksionuar gjatë ditës së djeshme Shkup

Shkupi

179 shoferë janë sanksionuar gjatë ditës së djeshme Shkup

Më: 25 janar 2024 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

MPB njofton se gjithsej 179 masa janë shqiptuar gjatë aksionit të kontrollit në zonën e komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme.

Nga numri i përgjithshëm i masave të vendosura, 20 janë për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, pesë masa për ndezje semafori të kuq, 15 masa për përdorim të celularit.

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

MPB-ja u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat