MPB Maqedoni: Gjendet vajza 14 vjeçare nga Shkupi që u paraqit si e zhdukur

Shkupi

MPB Maqedoni: Gjendet vajza 14 vjeçare nga Shkupi që u paraqit si e zhdukur

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është gjetur vajza 14 vjeçe nga Shkupi, e cila para dy dite ishte raportuar nga babai i saj si e zhdukur, përcjell TV21.

“Gjendet vajza 14-të vjeçare e cila ishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia .

Sot (03.02.2024), nëpunës policorë të SPB Shkup e gjetën R.M. (14) nga Shkupi, për të cilën babai i saj S.M. më datën 01.02.2024 ka raportuar se ajo është larguar nga shtëpia.

E mitura do t’i dorëzohet babait të saj”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat