Në Shkup janë regjistruar 28 raste me kollin e keq

Shkupi

Në Shkup janë regjistruar 28 raste me kollin e keq

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 28 raste me kollin e keq, thotë për AIM, mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ndër të tjera ka rekomanduar shpalljen e epidemisë së kollës së keqe në kryeqytet.

Autoritetet shëndetësore aktualisht po bëjnë apel tek qytetarët që të vaksinojnë veten dhe më të rinjtë, në mënyrë që të mbrohen nga pertusis.

Siç theksojnë ata, vaksina që merret në 2, 4, 6, 18 muaj dhe në 7 vjeç është vendimtare për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Në ditët e fundit autoritetet kanë deklaruar se situata këtu është stabile, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat