Digjen dy vetura në Shkup

Shkupi

Digjen dy vetura në Shkup

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

MPB njofton se sot janë djegur dy vetura në Shkup, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Sot në ora 03:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrethinë e komunës së Aerodromit janë djegur automjeti “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të 44-vjeçarit D.C. nga Shkupi dhe automjeti “Peugeot” me targa të Shkupit, në pronësi të 54-vjeçarit Z.N. nga Shkupi, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB theksojnë se zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së zjarrfikësve të Shkupit.

Ndërsa nuk ka persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat