Shqiptohen 154 gjoba në Shkup, 25 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Shqiptohen 154 gjoba në Shkup, 25 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 5 mars 2024 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (03.04.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 154 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa.

Nga to, 25 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 6 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, dy dënime për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, thonë nga MPB.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat