Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (03.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.
Dje janë shqiptuar 145 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 145 masa, ndër të cilat 17 masa për tejkalim të shpejtësisë, 22 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 11 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri masa për kalim në semaforë të kuq, nëntë masa për mospërdorimin e rripit…”, thonë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion.