Sektori i Punëve të Brendshme Shkup (SPB) edhe gjatë ditës së djeshme (10.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 208 masa
“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 208 masa, prej të cilave 131 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim ë automjetit pa patentë shofer, 15 për vozitje nën nën ndikimin e alkoolit…”, thonë nga MPB.
Nga atje thonë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.