Protesta kundër përmbaruesve në Shkup, qytetarët kërkojnë ndryshime ligjore

Shkupi

Protesta kundër përmbaruesve në Shkup, qytetarët kërkojnë ndryshime ligjore

Më: 11 mars 2024 Në ora: 16:16
Protesta kundër përmbaruesve në Shkup

Qindra qytetarë protestuan para Ministrisë së Drejtësisë. Ata i sollën para derës së godinës vendimet e përmbaruesve, të cilët iu shumëfishuan borxhet edhe pasi ishte në fuqi ligji për kufizim kohor dhe buxhetor të detyrimeve. Disa organizata dhe qytetarë i zunë derën ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga duke i përplasur kërkesat me shkrim për aplikimin e ndryshimeve nga Ligji për Marrëdhëniet e detyrimeve që i referohen vjetërsimit të borxheve.

Ata thonë se përmbaruesit i rrjepën qytetarët e varfër dhe borxhlinj, duke mos iu ndjerë për plotfuqishmërinë e ligjit as nga gjykatat.

“Kemi ardhur këtu sot për t’ju dorëzuar kërkesat e përmbaruesve se Ministria Drejtësisë është kompetent për ti proceduar zbatimin e ligjit nga përmbaruesit. Ata po bëjnë zhvatje, reket dhe korrupsion andaj jemi në këtë situatë. Urgjentisht Ministria e Drejtësisë të veproj sipas Kushtetutës. Gjykata Kushtuese i ka refuzuar të gjitha iniciativat e tyre dhe ky popull është i sulmuar. A e dini si jetojnë? Me 100-200 denarë në ditë, po edhe këtyre po u bëni zhvatje!”, tha Ana Gligorova, Organizata “Njeriu mbi profitin”.

“Alo ministër, erdhëm tek ti sepse na premtove që, nëse Gjykata Kushtetuese e refuzon nismën e Odës së Avokatëve dhe përmbaruesve, EVN e Telekomit dhe shumë të tjerëve, ju do të veproni për zbatim të ligjit”, u shpreh Samka Ibraimovski, Kryetar i partisë së Romëve.

“Pasi bëhet fjalë për shumë të madhe parash këtu në shprehje vjen kriminaliteti financiar. Përse e miratuan ligjin dhe tani nuk e zbatojnë, po luani me dinjitetin e njerëzve. Këta shpresuan se u soll ligji dhe e plotësuan kërkesën tonë që e premtuan dhe tani nuk e zbatojnë ligjin. Kështu më nuk shkon!”, theksoi Marjan Risteski, Konfederata e Sindikatave të lira.

“Nuk është me rëndësi kush është ministër, të gjithë janë të paaftë dhe nuk deshën ta zgjidhin problemin e qytetarëve. Jemi dëshmitar të mos respektimit masiv të ligjeve në Maqedoni. Në këtë shtet miratohen ligje për popullaritetin e politikanëve e pastaj injorohen nga institucionet shtetërore”, tha Marian Nenov, Organizata “No Pasaran”.

Sipas tyre, ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve nga ana e përmbaruesve, të cilat i referohen vjetërsimit të borxheve, nuk zbatohen përkundër faktit se janë votuar nga Kuvendi dhe janë publikuar në Gazetën Zyrtare më shumë se shtatë muaj më parë, si dhe pavarësisht konfirmimit të kushtetutshmërisë së ligjit nga Gjykata Kushtetuese në janar 2024 dhe vendimit të Komisionit Juridiko-Ligjor në Kuvend se nuk kërkohet interpretim autentik i ligjit. Sipas organizatorëve mbi 220 mijë xhiro llogari bankare janë të bllokuara nga përmbaruesit për borxhe të vjetra madje edhe mbi 10 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat