Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar dy persona nga fshati Bukoviq i Shkupit, të cilët dyshohet se janë autorë të plaçkitjes së djeshme në Kumanovë, ku një personi duke gjuajtur me armë iu mor një torbë me para.
Nga MPB thonë se të njëjtit e kanë djegur veturën e tyre pas aktit.
“Sot (16.03.2024), zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria M.A. (28) dhe E.A. (32), të dy nga fshati Bukoviq i Shkupit. Ata dyshohet se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, me automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shkupit, kanë goditur automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, i cili drejtohej nga S.S. (63 ). nga Kumanova, pas çka kanë qëlluar në drejtim të S.S. dhe i kanë marrë një torbë me para dhe më vonë i kanë vënë flakën automjetit Range Rover.
Ata janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.