Policia gjobit 119 shoferë në Shkup, tetë për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Shkupi

Policia gjobit 119 shoferë në Shkup, tetë për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Më: 18 mars 2024 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (17.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të në fushën e trafikut, ku janë janë shqiptuar gjithsej 119 gjoba.

"Në qytetin e Shkupit janë shqiptuar 119 gjoba nga të cilat 16 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 8 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11 për mosvënien e rripit të sigurisë…", njoftojnë nga MPB.

Nga atje theksojnë se kontrollet në trafik do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat