Në Shkup janë sanksionuar 150 drejtues mjetesh, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

Në Shkup janë sanksionuar 150 drejtues mjetesh, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Gjithsej 150 masa, nga të cilat 20 për ngasje me shpejtësi të lejuar dhe 13 për drejtim pa patentë shofer, janë shqiptuar gjatë kontrolleve të djeshme në zonën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit, të cilat janë kryer nga Departamenti i Punëve të Brendshme Shkup.

Siç informon MPB-ja, janë shqiptuar shtatë masa për kalim sinjalistikë të mbyllur – semafor të kuq, tetë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë për drejtim nën efektin e alkoolit.

MPB njofton se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Derisa, apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që siç thonë ata të rrisin sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat