Toshkovski: Ndalohet edhe i dyshuari i tretë për vrasjen e mjekut në Shkup

Shkupi

Toshkovski: Ndalohet edhe i dyshuari i tretë për vrasjen e mjekut në Shkup

Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:41
Toshkovski: Ndalohet edhe i dyshuari i tretë për vrasjen e mjekut në Shkup

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski sot tha se është arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e mjekut në Zhelezaren e Shkupit, të cilit i janë gjetur nëntë plagë me thikë.

Sipas informacioneve të mia është ndaluar edhe një person. Gjithsej tre persona janë arrestuar. Kërkimet përfunduan në orët e vona. Vazhdojmë me veprime të tjera hetimore, të gjitha për të konstatuar gjendjen faktike përkatëse.

Posa të kemi informacione të reja shtesë, opinioni do të njoftohet më tutje”, tha Toshkovski.

Ai nuk ka dashur t’i komentojë akuzat nga LSDM-ja se pasi është bërë ministër i Punëve të Brendshme, gjërat nuk po shkojnë më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat