Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona

Shkupi

Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona

Më: 29 mars 2024 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Dy nga tre të ndaluarit, të cilët dyshohet se kanë vrarë mjekun Aco Trpkovski, u është caktuar arrest shtëpiak, njoftoi Prokuroria Publike.

“Duke pasur parasysh se ende janë duke u ndërmarrë veprime për sigurimin e provave, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy nga personat të cilët janë ndaluar në lidhje me vrasjen e mjekut në Zhelezarë të Shkupit.

Propozimi është pranuar dhe është përcaktuar masa e kërkuar”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Për rastin e vrasjes së mjekut në Shkup dje ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski tha se sipas gjetjeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat