MPB njofton se gjatë mbrëmjes së kaluar, rreth orës 22 në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup.
Disa të mitur kanë sulmuar fizikisht një të mitur nga Shkupi dhe janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tre të miturve, po ashtu nga Shkupi.
Siç bën me dije MPB-ja, sipas raportimit, njëri nga sulmuesit ka pasur edhe një objekt të mprehtë, por nuk e ka përdorur.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.