MPB ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (04.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa, nga të cilat 67 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor i kuq, 9 masa për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.