Digjet një banesë në Shkup, lëndohet pronarja

Shkupi

Digjet një banesë në Shkup, lëndohet pronarja

Më: 9 prill 2024 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Dje në orën 10:00 në SPB Shkup është raportuar se ka shpërthyer zjarr në një banesë në Aerodrom të Shkupit.

Banesa që është djegur është në pronësi të 44-vjeçares M.S. nga Shkupi, njoftoi MPB.

“Pronarja ka pësuar lëndime nga zjarri, që janë konstatuar në spitalin “Jane Sandanski”.

Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës për mbrojtje nga zjarri, ndërsa nga ekipi i SVR Shkupi ka kryer kontroll”, njoftoi MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat