MPB njofton se ka kryer bastisje në komunën Aerodrom të Shkupit ku është ndaluar një person, i cili dyshohet për tregti me lëndë narkotike.
“Sot (10.04.2024) S.S.(33) nga Shkupi është privuar nga liria për faktin se gjatë kontrollit të banesës së tij me urdhër të gjykatës, në zonën e Komunës së Aerodromit, nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Shkup është zbuluar dhe konfiskuar marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.